Basha: Unaza e Re interes personal i Ramës, po u shemb shtëpitë fëmijëve të shqiptarëve

E Enjte, 22 November 2018 22:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë banorët e Astirit dhe do të jetë përballë qeverisë, në mbrojtje të qytetarëve.

Basha tha se Rama para disa ditësh ka udhëtuar në Gjermani sëbashku me djalin e tij Zaho, ky ka hapur një ekspozitë me piktura, ndërsa shtëpitë e fëmijëve të shqiptarëve kërkon ti prishë. “A e patë ku ishte Edi Rama para dy ditësh? Në Gjermani, kishte marrë djalin me vete, duke hapur ekspozita me lekët e shqiptarëve, ndërsa fëmijet e qytearëve do ti lërë pa shtëpi.

Pse kushton kaq shumë rruga? Gjysmat e parave shkojnë në xhepat e Ramës. Kompania offshore, është e Edi Ramës.

Ky nuk është interesi i qytetarëve të Tiranës, por interesi privat i klientëve të tij. Sallillari me shokë aty në Unazë.

Shtëpitë e unazës, po prishen që të pasurohen sarajet e Surrelit. Është gati të lërë banorët pa shtëpi dhe është gati edhe të vrasë për para.”

I pyetur se çfarë do të bëjë, opozita në kushtet ku gjendet vendi, Basha u shpreh se do të vijojë mbështetjen e banorëve të Unazës dhe gjithashtu do të jetë përballë mazhorancës.

“Ne kemi qenë për 20 ditë me rradhë në krah të banorëve. I kemi shpjeguar që janë në të drejtën e tyre. Kushtetuta dhe ligji garantojnë pronën tuaj.

Ligji ka ndryshuar në vitin 2015, për të kaluar në veprime të tilla, të cilat eleminojnë të drejtën kushtetuese të qytetearëve.

Qeveria ka shkelur cdo ligj. Kemi kushtëzuar marrëdhënien me parlamentin, për të zhdukur këtë lukuni kriminelësh.

Ky është projekt vjedhje e pastër, prandaj tenderi është bërë pa asnjë garë. Bëhet fjalë për një shumë të madhe, që bashkëndahet me një kompani fantazëm dhe Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...