“Dëgjova dy vajzat që ulërinin dhe shoh policët që më morën djalin 13 vjeç”

Premte, 23 November 2018 10:21

 “Dëgjova dy vajzat e mia që ulërinin, dhe më pas shoh që policët më morën djalin 13 vjeç”. Ky ishte rrëfimi që bëri Flora Mano nga Tirana për emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Ajo denoncoi publikisht policinë se kjo e fundit i kishte marrë padrejtësisht djalin me dhunë dhe ia kishte shoqëruar në komisariat, ndërkohë që ai u la i lirë në mbrëmje.

“Kisha dalë krejt papritur me fëmijët dhe vjehrrin dhe të afërm. Po shihja se aty kishte protestues, i bashkohem. Ishim duke ikur në shtëpi dhe aty shoh që dy vajzat e mia po ulërinin, kur shoh që policia më mori djalin 13 vjeç. Arrita që të hipi në furgon bashkë me vjehrrin. Djali i motrën time ndërhyri, por edhe atë e mori policia. Sot në darkë më doli djali nga policia. Policia u tregua në mënyrë barbare, më mori djalin 13 vjeç. Ne si banorë jemi pjesë e zgjatimit të Bulevardit, që nuk dëmshpërblehemi”, tha gruaja.

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 10:56

Video

Login to post comments