Flamur Noka: Edi Ramës do t’i duket shëtitje arratia e Nanos në vitin 1998

Premte, 23 November 2018 13:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” ka deklaruar se Edi Rama nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendi, por krimin dhe hajdutërinë. “Me këtë arrogancë e dhunë, terror, shkatërrim e rrënim që po ushtron kryebanditi ndaj qytetarëve të vendit po afron dita që shëtitje ka për t’iu dukur arratia e vitit 1998 e Fatos Nanos maleve e shpellave”, ka deklaruar deputeti i PD.

Me një protestë banorësh të zemëruar Edi Rama u zbyth nga arroganaca kryeministrore. Po nëse Opozita e rrethon atë në Kryeministri, a mendoni se do të ketë skutë ku do të futet ndër male si dukur Fatos Nano në vitin 1998?

Ngjarjet e djeshme ku përdori policinë si çetë cubash që mbronin e sakrifikonin jo për shtetin, por për hajdutërinë e bandës dhe të kryebanditit tregojnë se pushteti ka shkatërruar shtetin dhe vendi po shkon drejt destabilizimit. Ajo protestë ishte mesazh: “Ngadalë beg se ka hendek”. Ato zëra të qytetarëve që po shkatërrohet prona dhe po nxirren në rrugë pse “dylberat” e rilindjes i urrejnë dhe i kanë shpallur “shpellarë” janë zëri i qytetarëve që sinjalizon një uragan që po vjen dhe që do të shembë për tokë kështjellën e rërës së arrogancës së krimit në pushtet. Edi Rama nuk përfaqëson më qytetarët e këtij vendi. Ai qartësisht sot përfaqëson krimin dhe hajdutërinë. Edi Rama dhe bandat e tij nuk janë shteti, por banda e pushtetit.

Edi Ramës do t’i duket shëtitje, arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë!

Ai e parandjen mirë këtë ditë dhe ndaj është nervoz se i del Gruevski në ëndërr çdo natë. Makthet e kanë kapluar prej kohësh ndaj ka humbur qetësinë. Ora po troket…

Kur mendoni të bëni protestën finale që të mos ikni nga bulevardi pa rrëzuar kryeministrin?

Opozita po përgatitet për të nesëmen. Sipas mendimit tim ka vetëm një rrugë: Edi Rama të rrëzohet dhe t’i krijohen kushte vendit pë rzgjedhje të lira. Rrëzimi i këtij satrapi sot është shpëtim për këtë vend. Eshtë emergjencë kombëtare pasi vendi është në prag të katastrofës. Vetëm kjo rrugë i jep frymëmarrje dhe ngjall shpresën në këtë vend. Dhe kjo është detyra e opozitës.

E përsëri me bindje se Edi Ramës do t’i duket shëtitje arratia e Nanos në vitin 1998, me çfarë do provojë vetë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...