"Dhuna është shenja e parë e frikës dhe paralajmërim për rënien e pushtetit"

Premte, 23 November 2018 21:14

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka komentuar dhunën ndaj protestuesve një ditë më parë para parlamentit. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se dhuna është shenja e parë e frikës dhe paralajmërimi për rënien e pushtetit.

Nënkryetari i LSI i ka bërë apel kryeministrit Rama që të bisedojë me banorët e Unazës së re për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi askush nuk mund të flaket nga shtëpia.

Ja postimi i Ramës:

Dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë rënien e tij!

Gjuha e urrejtjes dhe e përçmimit ndaj shqiptarëve të ardhur prej viseve të Veriut të Shqipërisë e që me apo pa leje, de facto janë bërë banorë të Tiranës, etiketimi i tyre “shpellarë” apo “malokë” dhe përpjekja djallëzore për t’i vënë ata në konflikt me banorët e tjerë vendas apo të ardhur më herët tek Unaza e Re apo edhe gjetiu në Tiranë, është shprehja me e qartë e filozofisë armiqësore dhe selektive të Kryeministrit ndaj një pjese të popullsisë së vendit të vet.

Prej kësaj gjuhe dhe filozofie urrejtjeje buron dhe ushqehet dhuna e pushtetit që përdor shtetin për interesa korruptive.

Por Kryeministri duhet të ketë mirë të qartë një gjë: dhuna është shenja e parë e frikës së pushtetit dhe mjeti i fundit, që parathotë humbjen dhe rënien e tij.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë se shtëpitë, e ata nuk janë prej atyre që i tuten apo i tremben dhunës!

Prandaj, dialogu me ta e jo dhuna, transparenca dhe jo imponimi janë e vetmja mundësi që ka Kryeministri t’a shpëtojë veten prej turpërimit dhe humbjes prej dhunës që vetë e provokoi dhe e nisi i pari.

Urrejtja ndaj fqinjit, ndaj tjetrit a cilitdo qoftë; i pasur a i varfër, malësor, fusharak, lab a qytetar, besimtar në qoftë ose jo, është një prej Dhjetë Ndalimeve, që nga Libri i Moisiut.

Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, e kush ka sado pak mend në kokë, nuk shkon me forcë e as përdor dhunën kundër të zotit të shtëpisë, se nuk preket me dorë baba para femijëve e as fëmijet në sy të babës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...