Nga Jorida Tabaku.
Nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë. Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë. Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë.
Nëse 1 litër naftë në bursat e NYSE shitet me 0.31 cent ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$). Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhruave ditore.
Strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria.
Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e cmimit jane taksa. Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme.
Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë.
Në pesë vite Partia Demokratike ma bërë të paktën 8 amendamente për uljen e taksës së qarkullimit të gjitha të hedhura poshtë me forcën e kartonit. Sot kemi cmimin më të lartë të karburantit në rajon!