Policia e Shtetit është vënë tërësisht në shërbim të Ramës dhe bën gjithçka që ai urdhëron.
Deputetët e PD-së Aldo Bumçi, Edi Paloka, Ervin Salianji, që kanë shkuar mbështetje të banorëve të Unazës së Re nuk janë lejuar të hyjnë në seancën gjyqësore.
Deputetët kanë tentuar t’i bindin policët për të hyrë në seancë, por ata kanë krijuar një gardh dhe kanë penguar me trup, hyrjen për në gjykatë.
Pas një debati, më në fund deputetë e PD kanë hyrë me forcë së bashku me ata të LSI në seancën që sapo ka nisur.