Gjykata e Tiranës la në burg Ilir Katirajn, protestuesi i ‘Astirit’ i cili qëlloi kryeministrin Edi Rama me këpucë, teksa vizitonte efektiven e plagosur Ina Nuku te Spitali i Traumës në Laprakë.
Gjykata vendosi 30 ditë burg për Katirajn, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha reagoi, duke e cilësuar vendimin si “një dëshmi e tmerrit se Rama ka kapur kreun e meduzës”.
Postimi i plotë
Nje proces i turpshem stalinist!
Te dashur miq, denimi stalinist me 30 dite burg nga krye, kryekreu Edvin Kristaq Urrejtia, te heroit te mosbindjes civile Ilir Katiraj, qe ju versul me kepuce turinjve Edvin Urrejtjes, eshte deshmi e tmerrit qe ka kapur kreun e meduzes.
Me kete rast le t’i themi Kallam Deshtakut se Ilir Katiraj eshte heroi i mosbindjes civile qe do te te flake aty ku e ke vendin, ne koshin e plehrave. Je i pashprese! sb