Ku punon kjo Arta Marku?

Hënë, 26 November 2018 21:10

Dihet botërisht se si erdhi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku, ndërsa ajo u bë edhe më e dukshme kur doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ndërkombëtarët i vunë notë ngelëse për aftësinë e saj profesionale.
Zonja prokurore u propozua nga deputeti socialist Ulsi Manja dhe pas marrjes së garancive se nuk do të dilte nga vija e partisë dhe qeverisë, ajo mori vulën e emërimit nga Edi Rama.
Pavarësisht kundërshtimit të gjerë mediatik e politik, Rama i gjeti një punë Markut, lark zyrës së tij, por si pjesë e stafit të kryeministrisë.
Votimi u bë mes flakadanëve dhe në publik u krijua një paragjykim i madh se Rama po kërkonte të kapte prokurorinë.
Sot, bëhet çdo ditë e më e qartë se udhëzimet ajo vazhdon ti marrë nga kryeministria.
Sapo mori detyrën Arta Marku lejoi një dëshmitar vendimtar, financierin e bandës së Habilajve, Nazer Seitin, që ti shpëtonte prokurorëve të dosjes tahiri duke u ekstraduar në mënyrë të paligjshme në Itali edhe pse prokuroria shqiptare po e hetonte atë në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj.
Por nëse, Hajdarmataj i cili tashme qe sulmuar egërsisht nga mazhoranca u ndëshkua me zbritje në detyrë, partnerja e tij në dosjen Tahiri, Elisabeta Imeraj , u hoq qafe me ngritje. Ajo u emërua prokurore e Tiranës.
Për të patur njerëz që do të bënin çdo gjë që do tu urdhërohej, arta Marku hoqi nga pozicionet kyçe prokurorët e suksesshëm të disa dosjeve të rëndësishme dhe në ato pozicioni vendosi shoqet e saj.
Sot, dosjet e skandaleve të qeverisë po flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Droga, trafiku, zhvendosja e prokurorëve të dosjeve të rëndësishme, mos nisja e hetimeve për tenderët korruptivë, mbyllja e syve në rastin e Taulant Ballës brenda komisariatit të Fushë-Krujës, etj, janë disa nga faktet e deritanishme.
Mes këtyre skandaleve është edhe ajo që po çon në vetëflijim me qindra banorë të “Unazës së re”. Por Arta Marku në rastin më të mirë është shurdhe e në rastin më të keq po mbulon skandalin 42 milionë euro.

Modifikuar më Hënë, 26 November 2018 21:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...