Deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar ekstraktin zyrtar të kompanisë Dunwell Haberman, kompani e cila sipas Shehajt do të përfitojë 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re.
Në ekstrakt nuk ka asnjë lloj informacioni rreth pronarit, apo punonjësve, veç datës së krijimit të kompanisë që është 25 qershori i këtij viti. Shehaj ngjall dyshime se në mungesë të informacionit, pronari i vërtetë i kësaj kompanie është vetë Edi Rama.
Reagimi i Agron Shehajt në Facebook:
“Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018”.