Torturimi i Drobajt, Strazimiri-Lleshajt: Policia si pjesë e FA vetëm në kohë të Enver Hoxhës

Tuesday, 27 November 2018 14:42

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ashpër ndaj dhunimit në qelitë e komisariatit, të protestuesit 18 vjecar Daniel Drobaj. Ai e ka lidhur ngjarjen e rëndë të dhunimit të adoleshentit, me deklarimet e sotme të ministrit të Brendshëm Lleshaj. “Çfarë "Nderi" ka në "Detyrën" për të torturuar një adoleshent derisa t'i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë "shërbimi" i bëhet Atdheut me këtë rast?!”, shkruan Strazimiri i cili thekson ndër të tjera se vetëm nën regjime si a ii Elver Hoxhës, policia shihet si pjesë e forca të armatosura.

Ja reagimi i plotë
"Çfarë "Nderi" ka në "Detyrën" për të torturuar një adoleshent derisa t'i thyhen gishtat e dorës me THEMBRËN E ÇIZMES? Çfarë "shërbimi" i bëhet Atdheut me këtë rast?! Një fjalim militarist për një organizatë si Policia që vetëm militare nuk mund e nuk duhet te jetë!!!

Policia e Shtetit si pjesë e Forcave të Armatosura është vetëm nën regjimet diktatoriale si ai i Enver Hoxhës!"

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 16:17
Login to post comments