Akuza/ "Rama, Thaçi e Vuçiç po punojnë për Serbine e Madhe"

Tuesday, 27 November 2018 21:32

Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti një akuzë të madhe në dëm të shqiptarëve që po e shkakton Aleksandër Vuçiç në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Përballë gazetarit Lutfi Dervishi Berisha tha se ata po ngrenë Serbinë e Madhe.
‘Ku e bazon Vuçiç ndryshimin e kufijve me Kosovën? Nuk ka asnjë dokument, asnjë letër për këtë gjë. E bazon vetëm te argatët e tij në Prishtinë dhe në Tiranë. Edi Rama dhe argati i serbëve në Prishtinë po punojnë për Serbinë e Madhe. Çfarë ka ky Vuçiç. Ai është shprehur se me argatët e tij në Prishtinë do të bëjë Serbinë e Madhe. Por çfarë do të ndodhë nesër ngrihet Tetova, nëse bëhen 10 Mitrovica në Ballkan?’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 22:23
Login to post comments