Vasili: 28 nëntori i hidhur qeveritar, sipas Gjergj Fishtës

E mërkurë, 28 November 2018 13:40

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook është shprehur se sa e duan atdheun dhe flamurin ata që qeverisin sot këtë vend,me mirë se çdo gjë i shkojnë vargjet e Gjergj Fishtës së madh.

Postimi i plotë:

28 nëntori i hidhur qeveritar,sipas Gjergj Fishtes.

Se sa e duan atdheun dhe flamurin ata që qeverisin sot këtë vend,me mirë se çdo gjë i shkojnë vargjet e Gjergj Fishtës së madh:

“Ani kush, pra, me i pri kombit:

ju, do pyka bijtë prej llomit

qi “shqiptarë” vedit i thoni,

jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo ‘i send kuptoni

shka asht Atdheu e shka asht Liria,

shka asht Vllaznija a Parasija,

Përparimi e Qytetnia,

por veç pse ende der më sot

nji tyran s’po e gjeni dot,

nën kambë t’cillit ju me u shtrue,

se un ma tash ma jam regjë me jue,

e jau njof shpirtin der m’palc,

pleh i ndytë me u bartun n’shalc

e me u qitë jashta Shqipnije”.

Login to post comments