Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar gjatë pasdites së sotme për atë që ‘është quajtur si çështja Çame’.
Duke iu përgjigjur interesit të mediave greke, një burim diplomatik ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Ky i fundit tha dy ditë më parë se Shqipëria kishte një dokument zyrtar për çështjen Çame.
‘Në politikën e jashtme greke nuk ekziston një çështje Çame. Pala greke e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk do të diskutojë për çështje që nuk ekzistojnë.
Ankesat apo deklaratat e palës shqiptare janë refuzuar si të papranueshme.
Deklarata të tilla të bëra nga ministri shqiptar ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së’, ka thënë burimi diplomatik grek për mediat në Athinë.