Berisha takon Mesiç: Vuçiç dhe argatët ta harrojnë krijimin e Serbisë së Madhe

E Enjte, 29 November 2018 12:50

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka pritur sot në një takim mikun e madh të shqiptarëve, ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Pas takimit Berisha dhe Mesiç dhanë një prononcim për mediat, ku theksuan se në fokus të bisedës ishte projekti antishqiptar i Vuçiç për Serbinë e madhe.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se njohu presidentin Mesiç me qëllimet e Vuçiç për Serbinë e madhe, projekt i vjetër i Millosheviçit.

Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se i tregoi Mesiç se pjesë për zbatimin e këtij projekti janë bërë dhe disa politikanë kosovarë dhe shqiptarë.

‘Sot një nga miqtë më të shquar të Kombit shqiptar ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, për të cilin mund të them se është jo vetëm një kroat i madh por dhe një shqiptar i madh. Diskutuar gjerësisht për zhvillimet në rajon, veçanërisht për përpjekjet e Aleksandër Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe. Deklaratat e tij në Kosovën e Veriut se Serbia do bëhet më e madhe. Veprimet e argatëve të Beogradit në Prishtinë që kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe, si dhe faktin që në Kosovë këta argat nuk i mbështet askush tjetër përveç listës serbe dhe dy tre argatë të tjerë. Por Kaosi që krijojnë është jo i vogël, bizare dhe e paimagjinueshme për mua është deklarata e kreut të qeverisë shqiptare, i cili u tha dje shqiptarëve 36 ditë pas vizitës dhe deklaratave të Vuçiçit në Kosovën e veriut se Serbia do të bëhet më e madhe, identike me deklarata e Millosheviçit në Gazimestan, dhe ky tani del e thotë se unë e kam mik atë, thotë se është një mik shumë i mirë dhe jam krenar që e kam mik. Një njeri që zbaton një projekt antishqiptar, një projekt fund e krye kundër paqes, dhe parimeve europiane të demokracisë bashkëpunimit dhe lirisë. Ne kishim një kuptim të plotë me presidentin Mesiç për çështjet që diskutuam’, deklaroi Berisha.

Ndërkohë ish-presidenti Mesiç deklaroi se projekti i Serbisë së madhe nuk ka për tu realizuar kurrë, duke kujtuar se për pavarësinë e Kosovës dhanë jetën 100 mijë shqiptarë.

‘Unë kam kënaqësinë e veçantë kur vij në Shqipëri dhe takoj presidentin Berisha. Më vjen shumë mirë sepse shumë herë takohemi dhe në konferenca ndërkombëtare. Gjithmonë i ka mbrojtur interesat e kombit të vet dhe asnjëherë nuk ka qenë kundër të tjerëve. Më vjen shumë mirë që sot kuptova dhe u njoha me kërkesat që janë aktuale për shkëmbimin e territoreve. Unë mendoj se dihet se shqiptarët i kanë institucionet e veta. Kosova është e pavarur ka institucionet e saj. Edhe unë besoj se asgjë nuk do të ndodhë që në serbi të realizohen dëshirat e Millosheviçit dhe as të Titos. Politika e Millosheviçit solli luftën e Jugosllavisë. Në luftën e fundit që ndodhi mbi 100 mijë dëshmorë ranë, fajtori kryesor ishte Millosheviçi. Katastrofë do të ishte nëse do të vazhdonin edhe sot politikën e Millosheviçit’, deklaroi Mesiç.

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 12:57

Video

Login to post comments