Dorjan Protoduari, protestuesi i lënë në burg nga gjykata, ka folur sot nga burgu. Në një prononcim në televizionin Faxnews, i arrestuari i “Unazës së Re” i ka bërë thirrje Edi Ramës që të mos prekë banesat e tyre se do të përgjigjet. Dorjani bashkë me dy të arrestuarit e tjerë , 18-vjeçarin Daniel Dobraj dhe Iljas Katiraj qytetari që hodhi këpucën në drejtim të kryeministrit Rama janë dërguar në burgun e Fushë Krujës.
Ata folën të tre në Fax Neës duke treguar për dhunimin që u ëhstë bërë nga policia.
Dorjan Protoduari
“Dua ti them edi Ramës se sa do të më kycësh ti mua, në moshën më të mirë të një njeriu, ti prap nuk do i marrësh ato banesa. E dimë se çfarë ndodhi në 8 dhjetor të 1990 dhe 8 dhjetori po afron prap shumë shpejt. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë. Danieli ka marrë mjekime sepse është dhunuar në drejtorinë e policisë. Këtu në burg na kanë pritur shumë mirë. Doja tu kërkoja ndjesë punonjësve të policisë se nuk ishte qëllimi ti dëmtonim. Duhet ta kuptojnë që ne kemi dalë për të mbrojtur shtëpinë tonë. Kjo është protestë e Unazës së Re dhe Veliaj mos na nxjerrë sikur takohet me banorët dhe nxjerr punonjës të policisë bashkiake”
Daniel Dobraj
"Këtu Më kanë goditur me grushta me të gjitha mënnyrat gjatë momentit të shoqërimit. Përfitoj nga rasti edhe të them që ajo që ndodhi nuk ishte e qëllimshme. Nuk donim që të shkonte kështu puna që të dëmtonim"
Ilias katiraj
"“Kur kryeministri u martua dhe u bë me fëmijë, thamë se tashmë e di se çfarë s’është shtëpia e çfarë është familja, por ai nuk pas mësuar asgjë. E njëjta gjë edhe për Veliajn, por as ai s’ka bërë asgjë. Unë personalisht nuk kam dalë në protestë.Unë personalisht nuk kam dalë në protestë. Kam kërkuar letër nga IKMT dhe ata nuk ma japin. Qëllova Edi Ramën se u soll arrogant. Nuk na ka sulmuar as greku dhe as serbi si po na sulmon Rama."