Skizofrenia e Erion Veliajt me Policinë Bashkiake: Ditën i bën protestues, natën vendosin gjoba

E Enjte, 29 November 2018 20:54

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje një video, ku duken disa policë bashkiakë duke i sekuestruar disa kokoshka një shitësi ambulantë.

Reagimi i Vokshit:

Ditën bën aktorin nën rregjinë e Erion Veliajt dhe shfaqet në bashki si protestues, bashkëpunues i Unazës së Re....natën shfaq fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt, atë të gjobëvënësit të dhunshë për më të pambrojturit. 

Personi në foto dhe video është profili tipik i policit bashkiak të Erion Veliajt. Ai quhet Gazmend Vathi e po gjobit një shitës kokoshkash.

Me gjakftohtësi, në shkelje të ligjit, në ditën që duhet të ishte festë për të gjithë Shiptarët-festën e Flamurit i vë gjobë shitësit ambulant. Por, polici i Veliajt nuk mjaftohet me kaq, me policët e tjerë bashkiakë që sillen si banditë, i sekuestron edhe mallin dhe korrocën e kokoshkave duke lënë një tjetër familje e fëmijë pa ushqim.

#Propaganda dhe #mashtrimi është alternativa e vetme e Erion Veliajt. 

 

Modifikuar më E Enjte, 29 November 2018 21:00
Login to post comments