“29 Nëntori”/ Meta: Nderoj LANÇ-in, asnjë nostalgji për Enverin

E Enjte, 29 November 2018 21:49

Presidenti Meta ka folur sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me figurat e Ramiz Alizë dhe Enver Hoxhës. Për figurën e Alisë, Meta është shprehur se “bëri përpjekje të rëndësishme për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmit dhe të demokracisë”. Ndërsa lidhur me figurën e diktatorit Hoxha, Meta tha se “Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën. Ajo që mund t’ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ-in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës”, - ka sqaruar prerë Meta.

PJESE NGA INTERVISTA

BLENDI FEVZIU: A mendoni se Ramiz Alia në fund të viteve ‘80 bëri ç’të mundej që të krijonte një kalim më të butë të pushtetit? Dhe e dyta, a ishte ai po aq fanatik sa Hoxha?

PRESIDENTI META: Me ç’na kanë parë sytë pas 1990-s nuk mund të themi se ai nuk bëri përpjekje të rëndësishme për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmit dhe të demokracisë. Sepse ne shohim një nivel të jashtëzakonshëm të intolerancës edhe sot pas 28 vitesh, është e papranueshme, jo më në atë kohë kur Shqipëria ka qenë në një situatë mjaft të rëndë, edhe ekonomike, edhe sociale për të cilën nuk mund të bëhet përgjegjës thjesht Ramiz Alia si individ, pasi kjo situatë dramatike kishte nisur që me prishjen me Kinën. Kuptohet që në një situatë kaq të polarizuar për shkak të luftës së klasave dhe pasojave mjaft të rënda të saj te një shtresë e madhe e popullsisë dhe te situata ekonomike e tmerrshme, po të kemi parasysh kohën e tollonit e të 80 % dhe të gjithë fenomeneve të tjera, ka qenë mjaft e vështirë për të ecur drejt hapjes dhe drejt demokracisë, pasi ishte akumuluar me të drejtë një mllef shumë i madh.

BLENDI FEVZIU: Z. Meta, herë pas here kam parë t’ju akuzojnë ose kam parë edhe të jeni në qendër të vëmendje për një lloj nostalgjie, po e quaj, ndaj Enver Hoxhës sidomos pranisë së përdorimit të portreteve të tij. Një person që është rritur në Tiranën e viteve ‘80 ku shumicën e rasteve ishin të paushqyer për arsye të tollonit, ku shihej që vendi ishte në një marrëzi të madhe, kur bota po zhvillohej ndërsa Shqipëria ishte krejt e mbyllur, ku parullat absurde dominonin mbi logjikën normale, si mund të ketë nostalgji për Enver Hoxhën?

PRESIDENTI META: Së pari, nuk e di se ku është shprehur këtë nostalgji për Enver Hoxhën. Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën. Ajo që mund t’ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare...

BLENDI FEVZIU: E cila nuk ka qenë vetëm e Enver Hoxhës padyshim...

PRESIDENTI META: Jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Gaulle-n, që Franca sidoqoftë e kishte De Gaulle-n simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Gaulle?” Unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, - i thashë - , nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Gaulle, me një figurë mjaft të njohur, që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha.

BLENDI FEVZIU: Ka filluar që ditën që italianët zbarkuan në Shqipëri....

PRESIDENTI META: Dhe më pas Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ-in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...