INCIDENTI/ Homazhet për 29 Nëntorin, qeveria bojkotoi ambasadorët. Meta i vetmi që i takoi

Premte, 30 November 2018 11:01

Ambasadorët e akredituar në Tiranë, që nga ato të vendeve të Europës e deri tek ato të Azisë, si ambasadorja Kineze dhe ambasadori i Japonisë, zhvilluan dje homazhe pranë memorialit “Nëna Shqipëri”. Por nderimi që i bënë të huajt datës së Çlirimit të Shqipërisë nuk iu kthye me të njëjtën monedhë nga ana e  politikës shqiptare. Gjatë zhvillimit të ceremonisë së homazheve nga ana e diplomatëve nuk ishte asnjë përfaqësues i Ministrisë së Jashtme apo i Protokollit Shtetëror, për t’i pritur apo për t’i përcjellë.

I vetmi që qëndroi me ta dhe i falënderoi në emër të shqiptarëve për respektin e treguar ndaj kësaj date të rëndësishme për Shqipërinë, ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Duke parë se jo vetëm kryeministri Rama e kryeparlamentari Ruçi, por askush nga Ministria e Jashtme apo Protokolli i Shtetit nuk po kujdesej për të respektuar diplomatët e huaj, Meta, siç shihet edhe në këtë foto shkoi pranë tyre dhe zhvilloi një takim falenderues me të gjithë ambasadorët që kishin shkuar në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës sonë Nacional-Çlirimtare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...