ÇMENDURIA E PROPAGANDËS

Saturday, 01 December 2018 16:36

Edhe po të të ketë pëlqyer ndonjë gjë nga Majakovski, për shembull nga periudha e tij futuriste e pararevolucionit, Partia ta zvjerdh gjithçka me mënyrën si i ka përdorur (“përdorur” në kuptimin më përkeqësues) poetët e vet. Çmenduria e propagandës sovjetike, siç e ka regjistruar në portretin për Majakovskin shkrimtari rus i arratisur nga revolucioni, nobelisti Ivan Bunin, sot ngjan përnjëmend e pabesueshme:

“Me rastin e njëzetvjetorit të vetëvrasjes së tij “Literaturnaja gazeta” e Moskës deklaronte se emri i Majakovskit është përjetësuar në rrugë, shkolla, anije, teatro etj. Dhjetë avullore “Majakovski” lundrojnë nëpër dete dhe lumenj. “Majakovski” ishte shkruar në faqet e tri tankeve, njëri nga të cilët vajti deri në Rajhshtag të Berlinit. Avioni sulmues “Majakovski” rrëzoi nga qielli një avion armik. Nëndetësja “Majakovski” fundoste anijet në Atlantik. Emrin e poetit e mbajtën: sheshi në qendër të Moskës, një stacion metroje, rrugica, biblioteka, një muze, një rajon në Gjeorgji, një fshat një Armeni, një qendër banimi në rrethin e Kaluzhës, një majë mali në Pamir, klubi i letrarëve të Leningradit, rrugë në pesëmbëdhjetë qytete, pesë teatro, tre parqe qytetesh, shkolla, kolkoze...”.

Nga: Ivan Bunin, Memories and Portraits, London 1951 (John Lehmann Edition).

Marrë nga Facebook i Aurel Plasarit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...