Eshtë zgjedhur sot kreu i degës nr.6 të Partisë Demokratike Tiranë. Pas mbarimit të procesit të zgjedhjeve në nivelet e tjera të strukturave; seksione dhe grupseksione, është votuar sot dhe për kreun e degës së PD. Në përfundim të procesit fitues rezultoi Dashnor Visha. Procesi u monitorua nga delegatët e kryetarit Lulzim Basha, znj.Ina Zhupa dhe z.Etion Kapedani.
“Nje proces shembullor bashkimi, zgjedhjesh dhe ripërtëritje strukturave të PD, dega 6, u finalizua me sukses me zgjedhjen e kryetarit të ri të degës Dashnor Visha. Si e deleguar në degën, që është edhe dega ime zgjedhore, dua të falenderoj çdo demokrat që u përfshi në këtë proces, çdo kryetar e sekretar seksioni, çdo kryetar e sekretar grupseksioni, çdo anëtar të FRPD, anëtarët e LDG. Gjithashtu kam kënaqësinë t’i uroj edhe publikisht shumë suksese Dashit, në rrugën tonë drejt fitoreve. Një falenderim i veçantë edhe për ish-kryetarin e degës 6, Astrit Xake për drejtimin e degës në këto 4 vite opozitë e fuqishme”- shkruan para pak minutash e deleguara e kryetarit të PDSH si dhe zëdhënësja e kësaj force politike Ina Zhupa.
Sipas Zhupës, Dashnor Visha është kontributor ndër vite i degës se PD, ish-sekretar dege, organizator i çmuar në fushatat zgjedhore, profesionist i shkëlqyer, njeri i mirë arsimuar, familjar shembullor, sot mori votbesimin për nje mandat 4-vjeçar në krye të degës. “Një dorë bashkëpunimi Dashi ofroj për këdo që deshiron të kontriboj në fitoren e ardhshme të PD, për këdo që është përballë keqqeverisjes së Rames dhe Veliajt. PD më e fortë, më e madhe, më e bashkuar se kurrë”- thotë Zhupa. Në përfundim të procesit z.Disha falenderoi të gjithë ata që e votuan, të deleguarit për monitorimin e procesit si dhe paraardhësin e tij Astrit Xake. Zoti Disha e konsideroi një moment të veçantë zgjedhjen si kryetar I Partisë Demokratike dega n6, Tiranë, pasi përveçse privilegj ai e konsideroi si përgjegjësi dhe u zotua se do të iua shpërblejë këtë besim të cilin do ta kthejë në angazhim mksimal, në shtim të radhëve të PD dhe forcimin e saj. Zoti Disha iu bëri thirrje të gjithë të bashkohen pasi me ta ai ndihet më i fortë që së bashku me ta do të arrihet suksesi i pritur që është fitorja e PD përballë së keqes në pushtet. Mina Hysa