Mark Ruci zgjidhet kryetari i degës së PD, Mirditë

Diel, 02 December 2018 14:38

Sot ne Pallatin e Kulturës Rrëshen zhvillohet Kuvendi i Degës se PD Mirdite për zgjedhjen e kryetarit te saj . Kryesia e Partisë Demokratike Shqipërisë ka miratuar qe ne gare te jene; GJERGJ PRENGA, aktualisht n/ kryetar i degës se PD Mirdite , ish- kryetar i degës se PD Mirdite, ish- kryetar i komunës Fan 2007-2015 . Ka mbaruar Akademinë Rendit Publik Tirane  si dhe MARK RUCI, kryetar në detyrë i degës se PD Mirdite (i konfirmuar sot), ish - kryetar i Bashkise Rubik 2003-2011 .

Mark Ruci ka mbaruar Universitetin Politeknik , Dega Inxhinieri Metalurgjike , Tirane . Demokratet mirditore besojnë se procesi riorganizimit te strukturave lokale te PD qe përfundon me zgjedhjen e kryetarit te PD për 4 vitet e ardhshme , do te sjelle një unifikim dhe bashkim te faktorëve lokale për sukses ne zgjedhjet e ardhshme lokale . Keqqeverisja qendrore dhe lokale te drejtuara nga maxhoranca socialiste , kane sjelle përkeqësim te ekonomisë dhe varfëri te tejskajshme për mirditoret ndaj roli i PD është vendimtar ne këtë situate për ndryshimin e qeverisjes aktuale dhe ekipi i ri drejtues qe do dale nga ky proces organizativ garanton se do te sjelle me shume energji pozitive për sukses ne zgjedhjet lokale . Procesi i votimit është bërë nga të ngarkuarin e z.Basha në këto zgjedhje z.Arben Ibro e Arben Sefgjini.

E pranishme në këtë Kuvend ka qenë edhe ish-deputetja e PD, Albina Deda e cila para pak minutash ka shkruar në rrjetin social FB –“Sot Dega e PD-se Mirdite mbajti Kuvendin e saj zgjedhor. Pas një turi serioz elektoral dhe dëgjesa ne ç'do fshat te rrethit delegatet përfaqësues zgjodhën sot me vote unanime z.Mark Ruçi ne krye te demokrateve mirditas! Qe prej viteve '90 nuk është pare nje angazhim e entuziazëm i tille se vete koha e vështire qe po kalon demokracia e apelon. E mbi te gjitha ne Mirdite ku prej vitit 2013 është rikthyer jo vetëm lufta e klasave por dhe krimi e korrupsioni si askund tjetër. Si demokrate i garantoj te gjithë bashkidealistet se sot qe këta monstra duken te fuqishëm janë me te dobët se kurrë dhe nuk ka krim as vjedhje,mashtrim a propagande qe i shpëton. Se nga anët tona thuhet prej kohesh se zullumi këputet tek pjesa me e trashe. Pra këta zullumqare janë ne prag funerali. Duke zgjedhur z.Mark Ruçi ne krye te PD-se Mirdite nuk u vu vetëm një lider demokrat e intelektual qendrestar por një njeri me vlera humane e me kod te larte etike politike e njerëzore me reputacion te padiskutueshëm fale thjeshtësisë e komunikimit. Mbi gjithçka Mark Ruçi plotëson parametrat e kauzës se kryetarit Basha dhe PD-se për përfshirjen ne politike te figurave te pastra e te pakriminalizuara. Me këtë rast i përcjell gjithë respektin dhe mbështetjen z.Ŕuçi dhe gjithë demokrateve për realizimin e objektivave te misionit tone qytatar e politik. Një vlerësim për te ngarkuarin e z.Basha ne keto zgjedhje z.Arben Ibro e Arben Sefgjini për përkushtimin,korrektësinë e maturitetin e tij ne këtë fushate zgjedhore”.

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 14:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...