Zgjidhet kryetari i ri i degës së PD Elbasan, ja mesazhi i Eugen Isaj

Diel, 02 December 2018 15:52

Ka përfunduar ristrukturimi i degës së PD, Elbasan në të gjitha nivelet nga seksionet, grupseksionet deri tek zgjedhja e kryetarit të degës.

Sot strukturat drejtues të degës së PD, Elbasan kanë zgjedhur për ti drejtuar për 4-vjeçarin e ardhshëm z.Eugen Isaj. Në garë ishin Eugen Isaj dhe Zamir Muzhaqi. Ndërkohë është tërhequr nga kandidimi Aurel Bylykbashi. Dy kandidatët në garë, Eugen Isaj dhe Zamir Muzhaqi, janë figura me eksperiencë dhe kontribute të gjata në PD. Eugen Isaj ka mbajtur edhe pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut. Ndërsa aktualisht është nënkryetar i PD­së. Edhe Zamir Muzhaqi është angazhuar për një periudhë të gjatë në strukturat e PD­së. I deleguar nga qendra është Edmond Spaho dhe të pranishëm janë edhe deputetët e tjerë të PD­së në Elbasan Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

”Krenar , i motivuar , i emocionuar qe do te drejtoj Partine Demokratike te Elbasanit për 4 vitet e ardhshme , falënderim për te gjithë demokratet për zhvillimin e një procesi model qe beri te mundur te dalim me te bashkuar se kurrë dhe te gatshëm për betejat tona politike ! Bashke për një PD sa me afër komunitetit , e hapur për këdo dhe ku te triumfoje meritokracia !”- shkruan kreu i ri i degës së PD, Elbasan pas besimit të dhënë nga strukturat drejtues të PD.

Ndërkohë i deleguari i kryetarit Lulzim Basha, z.Luçiano Boçi pas procesit të votimit shkruan: -“Mirënjohje demokratëve të Elbasanit që treguan sot solidaritet, frymë bashkimi, entuziazëm për betejat që na presin. Gara në Kuvendin e sotëm, dëshmoi një Parti Demokratike dinjitoze, në të cilën respektohet vota e lirë dhe e ndershme. Një Parti Demokratike që ka vizion e që ngjall besim, shpresë e bindje për sukses. Gara u mbyll me fitoren e kandidatit Eugen Isai përkundrejt Zamir Muxhaqit.

Të dy përfaqësues të një brezi të ri dhe premtues. Ky Kuvend u shënua si pikënisja inkurajuese e betejave tona të afërta politike. Suksese Kryetarit të ri të degës Elbasan z. Isaj! Suksese demokratëve e Partisë Demokratike!”.

Edhe deputeti i PD per Elbasanin si dhe i deleguari i PD, Endri Hasa ka uruar kreun e ri të degës ku shkruan: -“Urime më të mira z. Eugen Isaj për zgjedhjen në krye të degës së PD Elbasan. Me zgjedhjen e kryetarit në kuvendin e sotëm u përmbyll dhe procesi i zgjedhjes se ekipit të ri drejtues të degës Elbasan në të gjitha nivelet.

Ekipi i ri ka ndërthurjen më të mirë midis të rinjve më energjik të degës dhe aktivistëve me kontribute historike”.

Modifikuar më Diel, 02 December 2018 22:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...