Kryemadhi, takim lamtumire me ambasadoren e Kinës

Hënë, 03 December 2018 11:38

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me ambasadoren Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu me rastin e largimit të saj nga Shqipëria.

Gjatë këtij takimi znj. Kryemadhi e falënderoi ambasadoren e Kinës për rolin e saj shumë aktiv në gjallërimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi që këto marrëdhënie janë të një rëndësie shumë të veçantë duke pasur në konsideratë rolin tepër të rëndësishëm të Kinës në botë, të modelit të saj shumë të suksesshëm të zhvillimit ekonomik si dhe të ndjenjave të miqësisë së hershme që ka lidhur dy vendet.

Gjithashtu ajo theksoi se shumë mundësi dhe oportunitete për një bashkëpunim më intensiv mes Kinës e Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar dhe për këtë arsye nuk ka më kohë për të humbur që këto marrëdhënie të ecin me shpejtësi përpara për të mirën në radhë të parë të Shqipërisë dhe veçanërisht të zhvillimit ekonomik të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...