Ka përfunduar procesi i riorganizimit të Partisë Demokratike në degën e saj në Vorë. Përmes një proces tejet demokratik pas përfundimit të votimit të anëtarësisë për të zgjedhur kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve, procesi ka kaluar në fazën finale atë të zgjedhjes së kryetarit të ri. Në këtë mënyrë në garë kanë qenë dy kandidatë Pëllumb Brusha dhe Aida Dedja. Pas numërimit të çdo vote në prani të delegatëve fitues rezultoi Pëllumb Brusha. Anëtarësia dhe strukturat e degës i besuan z.Brusha drejtimin në fitoren e radhës që në fakt në Vorë nuk i ka munguar PD duke qenë dhe rezistencë ndaj të keqes.