Përfundoi riorganizimi i degës së Partisë Demokratike në Kuçovë. Sikurse në të gjitha degët edhe në Kuçovë fillimisht u zgjodhën kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve përmes një garë të drejtë, demokratike dhe më pas procesi vijoi për të kaluar në fazën finale atë të zgjedhjes së kryetarit të ri. Në garë kanë qenë dy kandidatë Vehbi Luzi dhe Ili Koxhaj. Pas numërimit të çdo vote në prani të delegatëve, fitues rezultoi Vehbi Luzi me 87 vota nga 79 vota që mori Ilir Koxhaj. Anëtarësia dhe strukturat e degës Kuçovë i besuan z.Luzi sërish drejtimin për të çuar PD drejt fitores. Në votim nga 190 delegatë, morën pjesë 166.