Edhe në Divjakë e ka mbyllur procesin zgjedhor partia kryesore e opozitës duke sjell në krye të strukturave dhe degës së PD, më të mirët. Pas riorganizimit të strukturave në seksione dhe grupseksione ku janë zgjedhur anëtarët me parimin “Një anëtar një votë”, është zgjedhur dhe kryetari i degës së PD. Ai është Julian Gjini, i konfirmuar në detyrë përmes një gare demokratike ku është numëruar çdo votë e delegatëve në prani të të deleguarëve të kryetarit të PDSH, Lulzim Basha.
Demokratët e Divjakës i kanë besuar Julian Gjinit dhe një 4-vjecar tjetër, të bindur se ai do t’i udhëheq drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Në fakt z.Gjini është një demokrat aktiv, i zoti, energjik, i talentuar dhe absolutisht është një garanci për fitoren e Partisë Demokratike në Divjakë.