Studiuesi Taulant Muka, një zë i forte, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura si dhe një sërë problematikash të tjera në sistemin arsimor shqiptar ka reaguar pas publikimit të akuzave ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka kopjuar doktoraturën nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.
Pak ditë pasi u largua nga Shqipëria, Muka në një reagim në rrjetet sociale përgëzon “Lëvizjen për Universitetin”, që denoncoi me fakte konkrete plagjiaturën ndaj ministres, si dhe i kujton kësaj të fundit se sa dënohet sipas Kodit Penal.
“Doktoratura Plagjiaturë e Ministres së Shëndetësisë! “Në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo germë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi”
Bravo “Lëvizja për Universitetin”! Rikujtoj që Kodi penal e dënon plagjiaturën me gjobë dhe/ose deri në 2 vjet burg!”, shkruan Muka.
Kujtojmë se me denoncimet e tij, zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo dhe dorëheqjen.