Shehi: Ia vlen djegia e mandateve që Europa ta kuptojë që po ndodh diçka e keqe

Tuesday, 04 December 2018 18:20

Dashamir Shehi është shprehur së fundmi se opozita duhet të djegë mandatet në parlament që Europa të kuptojë se në vendin tonë po ndodh diçka shumë e keqe.

“Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi për Tv Klan.

Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.

“Duam ligj për Vettingun në politikë dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë. Kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë.”, tha ai.

Login to post comments