Banorët e Bregut të Lumit janë mbledhur sërish ditën e sotme, ku protestojnë për pronën e tyre. Ashtu si dhe banorët e Unazës, edhe ata të Bregut të lumit kërkojnë kompensim për pronën e tyre, të cilën qeveria kërkon t’ua shembë në emër të projektit për zgjerimin e rrugës.
Në mbështetje të kësaj proteste ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.