Në takimin me Lëvizjen e Gruas Socialiste për Integtim, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi apeloi prokuroren e përgjithshme Arta Marku të hetojë megaskandalin e unazës së madhe.
“I bëj thirrje Arta Markut si si grua dhe si nënë, që sot ajo është përballë opinionit publik, përballë opozitës e ndërkombëtarëve të tregojë se vlerat e një gruaja janë më të forta se të institucioneve e tundimi e paraja. Ajo sot duhet të jetë e sinqertë me veten e saj, me fëmijët e saj me gratë shqiptare. I bëj thirrje mos hezito përballëj Damian Gjinkurit, lidhjet e tij me ofshoree janë të drejtpërdrejta, mos hezito ndaj Afrim Qendros, që mbron projektin duke reklamuar kompaninë amerikane fake, mos hezito ndaj Edi Ramës, kokës së këtij projekti që s’dimë për cfarë do i përdorte këto para por hetoje si burrneshë nëse je burrnesh se sot ke shansin për ti dhënë emër grave dhe vajzave shqiptare.” U shpreh Kryemadhi.
Në vijim Kryemadhi apeloi kryeministrin Rama, të cilin e konsideroi një kryeministër në ikje, që të anulojë urgjent tenderin famëkeq të unazës së re.
“40 mln euro të rregullojë godinat e studentëve, s’kanë nevojë ata për projekte 3D. Tenderi duhet anuluar ose e gjithë opozita do i bashkohet unazës së re. Kërkesat e studentëve të merren parasysh. Opozita nuk do ndalet, do dalë në rrugë për të drejtat e studentëve. Edi Rama duhet t’i bëjë mirë llogaritë se nuk janë vetëm studentët në lojë, janë naftëtarët, janë minatorët, janë mjekët e infermierët, janë bizneset. Në rrugë nuk janë studentët por fëmijët e shqiptarëve që të urrejnë ty.
Nuk të urrejnë ty si njeri, si baba, si bashkëshort, por simbolin tënd politik, krimin, zhvatjen e grabitjen që u bën të varfërve shqiptarë. Edi Ramën nuk e kemi armik si njeri, Edi Ramën e kemi armik si simbol që ka ndaj urrejtjes , që ka ndaj shqiptarëve. Edi Rama të kuptojë se shqiptarët duan të jetojnë të lumtur, i duan fëmijët e tyre e japin jetën. Shqiptarët e duan shtëpinë e tyre. Do bëjmë cdo gjë për të ardhmen e fëmijëve tanë, janë e ardhmja e kombit. ”-tha Kryemadhi.