Valvulat e shkarkimit, Kali i Trojës në protestën e studentëve

Saturday, 08 December 2018 12:38

Nga Ilir Nikolla

Sot u shfaq për herë të parë në protestën e studentëve, bashkë me thirrjen anakronike “politika larg duart”, edhe një listë me emra pedagogësh, të cilët akuzohet se marrin lekë për provimet. Gjithçka mund të jetë e vërtetë, por assesi kjo marrje fytyre faqe botës, nuk ka qenë burimi i vërtetë i masivizimit të protestës së studentëve. Paralelisht, disa kalemxhinj gazetash, të njohur për afërsinë me Edi Ramën (dhe më shumë akoma me Erion Veliajn), shpallën se studentët duhet të artikulohen më mirë për çka i shqetëson vërtet, dhe nisnin e vinin sinore, që artikulimi të përqendrohej brenda universiteteve, dhomave të konvikteve a maksimumi qarkullimit të elitave nëpër këshillat studentore apo bordet e administrimit.
Aty përqendrohen valvulat e shkarkimit, tek rektorët, dekanët, pedagogët e korruptuar dhe kryesisht tek sjellja joprofesionale e burokratëve në Ministrinë e Arsimit.
Është një strategji që Lindita Nikolla, ndoshta ministrja më e paaftë e arsimit që ka pasur ky vend në këto 3 dekadat e fundit, të qendrojë në detyrë edhe disa ditë, që të shërbejë si ushqim për protestën. Vetë bejtet kundër saj mësohet se po shpërndahen nga zyrat nën hyqmin e Endri Fugës, dhe roli i kufomës politike i shkon për shtat ministres së paaftë. Aq e paaftë, sa s’i pranohet as dorëheqja. Shefi i qeverisë ka nevojë për valvula shkarkimi dhe mendja lejfeniste e Fugës dhe Veliajt ka prodhuar veç fletërrufetë kineze ndaj pedagogëve, kalemxhinjtë kanë njoftuar se radhën e kanë rektorët e dekanët, e paralelisht polifoninë e protestës e mbush kufoma politike e ministres së arsimit, e urdhëruar të qendrojë në detyrë.
Vetë Edi Rama shpall mallin për protestën e duket se ëndërron të shkruajë një skenar tjetër për të, me shpresën se me 11 dhjetor, kuajt e Trojës do t’ja kenë arritur ta ngopin urinë e studentëve për kurbanë. Sa për të shpjeguar më mirë strategjinë që po ndiqet me protestën e studentëve, po kujtoj shembullin e protestës së Unazës së Re. Artan Lame është urdhëruar ditën e 33-të të protestës të hapë frontin e dytë të saj, pra të denoncojë me emra e mbiemra rastet kur janë kryer legalizime të jashtëligjshme. Futja e përçarjes brenda protestuesve është synimi i afërt dhe arritja e një konsensusi që edhe ato legalizime të anullohen e të gjithë të strehohen tek Erion Veliaj është synimi i largët.
Kuajt e Trojës po financohen direkt nga qeveria dhe kanë veç një synim, t’i japin Ramës kohë, me shpresë se protesta do shuhet vetë.
Tani është koha të mos e ushqejmë protestën me viktima sakrifikale sipas stilit kinez, edhe pse mamuthë nëpër fakultete e meritojnë sa të duash, por ta ndihmojmë protestën të lindë frytin e parathënë. Protesta ka lindur prej sistemit që ka ngritur Edi Rama në universitete e në të gjithë shoqërinë. Ai është autori i Ligjit famëkeq të Arsimit të Lartë, ai është ideatori që ia heq buxhetin arsimit dhe ua kalon oligarkëve, ai është ai që nuk skuqet të prishë shtëpi pa dëmshpërblim vetëm e vetëm që të mbushet me 18 milionë euro llogaria e tij offshore. Ta ndihmojmë misionin e protestës, duke ç’aktivizuar nga rruga, protesta dhe mediat kuajt e Trojës që ai ka lëshuar, si një rrethim të mbramë, para rrëzimit të tij, pa kthim e plot fraktura na mëson historia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...