Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër sot për mosreagimin e Prokurorisë, për skandalin e falsifikimit 20 milionë eurosh, me tenderin e Lotit 1 të Unazës së Re.
Vasili ka akuzuar Prokurorinë, e cila jo vetëm që nuk ka nisur hetimet ndaj hajdutëve që ende janë të lirë, por edhe sepse ajo është rreshtuar në krah të hajdutëve.
“Kujdes Prokurori!”, paralajmëron Petrit Vasili.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri, Qendro, qe jane akoma jashte burgut. Kujdes prokurori!!
Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana, prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve, prinder te personave me aftesi te kufizuar, 13 vjecare, te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise.
Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama, Gjiknuri, Qendro pse prokuroria nuk i arreston.
Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri.
Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre.
Kujdes prokurori!!