Protesta e studentëve, numri dy i NATO-s anulon vizitën në Shqipëri

E Enjte, 13 December 2018 11:59

Situata e tensionuar në Tiranë dhe protestat e vazhdueshme të studentëve kanë qenë shkaku i anulimit të vizitës së Zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

Burime të “Panorama  Online”, pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë të ditur se numri dy i NATO-s, kishte programuar vizitën zyrtare në Tiranës, ku do të takonte Krerët e Lartë të Shtetit.

Por mësohet se vetëm pak orë më parë, Zëvendëssekretarja  Përgjithshme e NATO-s ka njoftuar institucionet shqiptare se vizita do të anulohej, për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë dhe për arsye sigurie.

Burimet konfirmuan se Rose Gottemoeller kishte në program të takonte, Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më pas Kryeministrin Edi Rama dhe në fund, Presidentin Ilir Meta.

Për koordinimin e kësaj vizite mësohet se është marrë vetëm Ambasadori i Shqipërisë në NATO, i cili ka mbajtur postin e kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Mësohet se Visho Ajazi Lika ndodhet në Tiranë dhe është marrë këto ditë më organizimin e kësaj vizite të nivelit të lartë të numrit dy të NATO-s në vendin tonë.

Sipas axhëndës, Rose Gottemoeller do të zhvillonte takimet me krerët e Lartë të Shtetit në mënyre “sekrete”, ndërkohë që njoftimi për vizitën e saj në Shqipëri do të bëhej një ditë pasi ajo të largohej nga vendi ynë. Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...