Një lumë studentësh protestues po vërshon në këto momente mes për mes Tiranës, nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po i drejtohet Kryeministrisë.
Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, studentët po e zhvendosin protestën e tyre zyrat e Ramës.
Ndërkohë studentët shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.
“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët.