Berisha për Ramën: Gënjeu për 5.2% për buxhetin e arsimit

E Enjte, 13 December 2018 21:26

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë se Rama është një gënjeshtar, i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim sa i përket arsimit.

I pyetur nga gazetarët se si vepronte ai kur ishte kryeministër, Berisha tha se ai mbajti çdo premtim që bëri.

Sa i përket buxhetit, Berisha tha se ai bashkë me ministrat uleshin për javë të tëra dhe diskutonin jo siç bën Rama sot.

‘O Alban a e pe ti, ai ishte i gatshëm të të nxirrte dhe ty nga skena, që të moderonte skenën. Ai sillet me ata si Zeusi. Lëre kur pozon në instagram poza maniake, a mundet që të postohen ato poza në instagram. Nuk ëhstë Sali Berisha që ka deklaruar ndonjëherë se do ta bëjë 5.2 për qind, ka qenë Rama ai që deklaroi se do të rrisë buxhetin 5.2 përqind. Por të garantoj se nuk ka kryeministër në tokë që të rrisë rrogat në një mandat, por unë me vuajtje i kam rritur rrogat e mësuesve për të mos dfalë rrenacak. Unë po e dhashë fjalën i rris jo 5-së por edhe 7-të. Kam menaxhuar 8 buxhete unë. Kur ioshte buxheti ulesha vetë merrja lapsin dhe bashkë me ministrat bënim buxhetin’, tha Berisha.

Login to post comments