VIDEO/ Korçë, studentët braktisin takimin më rektorin: Është si Rama

Premte, 14 December 2018 13:10

Protesta e studentëve në të gjithë Shqipërinë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur një mbledhje të Senatit.

Nervozimi erdhi pas fjalimit të gjatë të Rektorit, që si duket më shumë i kishte mbledhur për tu bërë bilancin vjetor të arritjeve.

Jemi këtu për të folur hapur dhe troç me njëri-tjetrin.Kërkesat e studentëve lidhen me ato që janë parashtruar në protestën e madhe. Ata që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e tyre jemi ne. Problemi më i rëndë  është tarifa. Ne nuk e kemi përfilllur dhe zbatuar tarifën e vendosur nga VKM. Tarifa e shkollimit nga 2014 është 24 mije te reja. Janë perjashtuar nga tarifa 353 studentë dhe kane përfituar bursë 600 studentë, ka thënë Ali Jashari.

Studentët ndërhyjnë dhe kanë kërkuar të flasin për kërkesat dhe jo për bilancin vjetor të Universitetit.

"Ju lutem, më duket vetja si tek "Opinioni" me Ramën, i cili bën monolog" u shpreh studentja, teksa në rresht u larguan nga mbledhja.

Jashtë kameras se OraNeës ata janë shprehur se “Rektori u tall me ne. Ska dialog. Do vijojmë protestën”.

Video

Login to post comments