“Detyra jonë është t’i ndërtojmë rrugën rinisë që kërkon të shpëtojë vendin”

Saturday, 15 December 2018 11:45

Duke folur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Kryetari Lulzim Basha ka shpalosur qëllimin e opozitës.

Basha tha që detyra është të ndërtohet rruga për kalimin e përgjegjësisë së vendit në duart e një brezi të ri.

“Ju, që na jeni bashkuar në këto ditë kur vendi qeveriset nga arroganca, dua të ndaj me ju respektin dhe vlerësimin tim si demokrat për të gjitha përpjekjet e muajve të fundit në mbrojtje të pronës dhe vlerave perëndimore.

Dua të ndaj mirënjohjen e thellë për të gjithë qytetarët që protestojnë prej 10 muajsh për Teatrin Kombëtar, për pronën e tyre, studentët  që protestojnë kundër rrënimit të arsimit, respekt për ata që i japin zë këtyre përpjekjeve.

Në krye të vendit ka dalë rinia që ka flakur plogështinë dhe kërkon që gjërat të ndryshojnë. Me kryengritjen e saj, rinia na ndërgjegjësoi.

Koha ka filluar të thërrasë në krye të vendit, rininë. Koha kërkon një politikë ndryshe.

Shqipëria ka nevojë jo vetëm për energjinë dhe ndershmërinë e rinisë, por mbi të gjitha për një mentalitet të ri politik, për një qasje të re ndaj politikës dhe për një politikë ndryshe.

Për mëse një shekulli, politika qënë më shpesh pengesë se shtyrje për përparim, më shpesh për ndarje se bashkim. Sot ne kemi nevojë për një politikë perëndimore, jo për parulla dhe predikime sipërfaqësore.

Kjo nuk ështe lehtë, por  as e pamundur. Duhet një brez i ri politik, nje elitë e re e aftë për këtë aspiratë ndryshimi të shqiptarëve. Ndaj detyra morale dhe fitorja më e madhe është përgatitja e politikës në duart e një elite të re.

Ne duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e përgjegjësisë së vendit në duart e një brezi të ri. Hapja e rrugës mund të arrihet përmes ndërtimit të një sistemi të ri politik dhe meritokratik. Ky do të jetë qëllimi im kryesor”, tha ndër të tjera Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...