Video/ Kryemadhi: Të hënën gjithë shqiptarët në protestë me studentët

Saturday, 15 December 2018 12:55

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që ditën e hënë tu bashkohen protestës së studentëve para godinës së Kryeministrisë.

Në një takim me strukturat e LSI në Durrës, Kryemadhi tha se gjithë anëtarët e LSI, gjithë nënat, motrat, vëllezërit dhe baballarët e studentëve kanë detyrë kombëtare të jenë sot në shesh me studentët. Kryetarja e LSI-së u shpreh se kryeministri Edi Rama është tallur me çdo gjë në këtë vend, por shqiptarët nuk do t’a lejojnë të tallet dhe me studentët dhe rininë e vendit.

“Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë, pa flamuj partiakë, pa kartë anëtarësie,  se ndryshe do të jenë shumë vonë për ta, për ne dhe për të gjithë Shqipërinë. Secili nga ju të këtë edhe dhjetë vetë me vete”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së shtoi se protesta do të nis të hënën, por nuk do të mbarojë këtë ditë. Ajo tha se protesta do të vijojë çdo ditë derisa Edi Rama dhe qeveria të dorëzohet.

Kryemadhi u shpreh se studentët po tregohen më të vendosur se gjithë shoqëria shqiptare dhe nuk po hyjnë në negociata, sepse e dinë që Edi Rama ble çdo gjë.

“Edhe Edi Rama ndihet i pakënaqur për veten e tij.  Sot ata vijojnë ë të jenë qendre starë në kërkesat e tyre, të cilat janë minimale. Ata janë të drejtat e tyre e studentëve dhe përgjegjësi e institucioneve. Një nga kërkesat tona ishte, nga sot, por nga dje të gjithë anëtarët e LSI duhet të harrojnë që janë anëtarë të LSI dhe të behën prindër. Dëgjojmë studentët që thonë se nuk ka negociata, normal që nuk ka, sepse ata e dinë shumë smirë se Edi Rama e këmben dhe e konverton në para, leje ndërtimi apo edhe në Off-shore. Çdo negociatë është marrja e frymës për ta. Nuk ka si të negociojnë sepse në parlament i kishte kërkesat, por nuk mori mundimin t’iu shfletojë. Erdhi si rezultat i ekonomive të shqiptarëve, erdhi si rezultat i përqendrimit të ekonomisë në duart e 5 njerëzve”,- u shpreh ndër të tjera kryetarja e LSI.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...