Deputetja e LSI: Ja çfarë po bëjnë drejtoreshat e Rilindjes kundër studentëve

Diel, 16 December 2018 19:13

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi ka denoncuar drejtoreshat e Rilindjes të cilat janë duke penguar nxënësit që ti bashkohen protestës së studentëve.

Përmes një deklarate për mediat, Kërpaçi, theksuar se në gjimnazet e Tiranës drejtoreshat po kërcënojnë nxënësit që të mos marrin pjesë në protestë.

Ja deklarata e Kërpaçit:

Jemi në këtë deklaratë për shtyp, për të denoncuar publikisht drejtoreshat e Rilindjes, të cilat në vend të mbështesnin gjimnazistët e lirë kërkues të të drejtave të tyre, kërcënojnë, ofendojnë dhe intimidojnë gjimnazistët e vendit tonë!

Ju ftoj të ndiqni rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashëri, Teuta Dobi, e cila nëpërmjet kërcënimit, shantazhit, ofendimit, pafytyrësisht kërkon të pengojë gjimnazistet për të dalë në protestë!

Teuta Dobi, hiq dorë nga presioni i ushtruar mbi gjimnazistët e Sami Frashërit!

Presioni psikologjik, do të shoqërohet me padi kundrejt teje dhe do të vazhdojmë me çdo drejtoreshë tjetër, e cila ndjek modelin e kërcënimit të të rinjve!

Kishim paralajmëruar që do të demaskonim publikisht shantazhet e ulëta të drejtoreshave ndaj nxënësve dhe po i sjellim sot për çdo familjar, prind dhe të ri!

Në emër të të rinjve, ju paralajmërojmë se ky nuk është rasti i vetëm, kemi video të tjera, që tregojnë shumë qartë se si drejtoreshat e vendit shantazhojnë nxënësit me qëllim zbatimin e urdhrit të kryeministrit dhe ministreshës!

Shërbëtorët e Rilindjes dhe kryeministrit kini kujdes, çdo gjimnazist është i lirë për të protestuar në mënyrën më shembullore dhe demokratike!

Ata ju kanë ftuar t’i bashkoheni kauzës së të rinjve, ju si prindër dhe bashkëvuajtës të sistemit të krimit, ndaj dilni dhe mbështetini të rinjtë kundër hajdutërisë së qeverisë!

Jo intimidim dhe përçarje për të rinjtë!

Të rinjtë e bashkuar kanë për të fituar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...