Studentët e universiteteve nga i gjithw vendi janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare.
Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.
Një pjesë e studentëve po zhvendosen drejt Zogut te Zi, një pjesë tjetër vijon të qëndrojë tek kryeministria.
Tashmë ka nisur mosbindja civile me bllokimin e rrugëve. Studentët kanë marrë vendim për t’u zhvendosur tek kryqëzimi i Zogut të Zi dhe janë duke përshkuar mespërmes sheshin ‘Skënderbej”e më tej rrugën e Durrësit.