I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetari i PD, Lulzim Basha, ia ka thënë në sy moderatorit të emisionit, se media ku ai punon është e kapur nga qeveria.
Sipas Bashës, Report tv dhe disa media të tjera në Shqipëri punojnë për Edi Ramën, pasi pronarët e tyre janë shpërblyer me konçensione nga kryeministri.
Pjesë nga debati Basha-Babaramo:
Basha: Ka një problem, se kjo nuk është vetëm përgjegjësi e opozitës, është edhe përgjegjësi e medias, edhe e gazetarëve, edhe e të ashtuquajturës shoqëri civile, edhe e sipërmarrjes, edhe e vetë familjarëve, njerëzve. Secili duhet të bëjë pjesën e vet. A ekemi bërë ne pjesën tonë? Kemi 5 vjet ne që denoncojmë keqqeverisjen, krimin e bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me politikën? Dennocojmë drogën, denoncojmë mungesën totale të politikave ekonomike dhe vjedhjen dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve? A kemi ne 5vjet që denoncojmë ditë e natë që kjo nuk ështënjë qeverisje, por është një bandë që ka për qëllim vetëm grabitjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve?
Po. Dhe do të vazhdojmë ta denoncojmë.
…Natyrisht, edhe më e drejtpërdrejtë është thirrja që secili të bëjë detyrën e vet. Unë detyrën time, ju detyrën tuaj si television – si televizion s’ka shpresë se ky është television i kapur nga qeveria.
Babaramo: Keni perceptim të gabuar.
Basha: Është television i blerë. Pyet ata të Bunk’art-it se çfarë është kjo. Unë kam ardhur për ty këtu, se… Ky është ERTV/2. Ka edhe ERTV/3, edhe ERTV/4. E di pse kam ardhur? Se realizova që nuk ka vetëmERTV/2 që është Report tv, ka edhe ERTV/3, /4. Mediat janë pjesë e plaçkitjes së shqiptarëve.
Babaramo: Në kohën tuaj kanë marrë miliona…
Basha: Koha ime është tani.
Babaramo: Keni firmosur miliona euro si ministër për to…
Basha: Absolutisht. Më nxirr një document qe kam firmosur miliona unë. Për kë kam firmosur miliona? Kujt i kam dhënë Bunk’art-in pa garë unë, siç ka marrë ky televizion?
Babaramo: i ke dhënë një televizioni fushatën…që të mos ta përmend unë.
Basha: Fushatën për vizat
Absolutisht e pavërtetë. Është destinuar një fond i kërkuar nga komisioni Evropian. Që të mos qarkullojmë gënjeshtra këtu, Komisioni Evropian – e kemi me letra, me dokumente – ka kërkuar që të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi për…
Babaramo:Të mos debatojmë këtu për paradhomën e një kryeministri. Këtu nuk jeni në paradhomën e kryeministrit.
Basha: Të jesh i sigurtë se kur të jesh në paradhomën time, nuk do të jesh për afera të tilla. Por meqë bëre një akuzë të drejtpërdrejtë unë po tëthem këtë: Po, unë kam qenë ministry që kam hequr vizat për shqiptarët. Kam plotësuar 150 kërkesa të Komisionit Evropian. Dhe një nga kërkesat e përsritura, zyrtarisht me shkrim dhe e thënë edhe me gojë këtu, nga zyrtarët e KE, ka qenë fushata publicitare për të ndërgjegjësuar shqiptarët që heqja e vizave nuk parakuptonte qendrimin pa limit në BE.
Babaramo: Bunkart eshtë investim privat
Basha: Mos bëj apologji. Edhe unë dua ta them qartë. Nuk jam këtu se kam nderim për këtë television. Unë kam zero nderim për këtë telvizion. Jam këtu për nderimin që kam për ju, si gazetar.
Babaramo: Të lutem, është diversion.
Basha: Nuk është diversion, se unë ta thashë që në fillim, se unë do të vij dhe do të mbaj qendrimet e mia. Ky është një ERTV/2, i cili nuk mjaftohet me propagandën qeveritare, por është një sulmues i drejtpërdrejtë i opozitës, i cili përpiqet ditë e natë të mbjellë mosbesimin ndaj qytetarëve. Me këtë qendrim, Report Tv dhe televizionet e tjera janë bashkëfajtorë në vrasjen e shpresës, në mbjelljen e dyshimit e mosbesimit… Sepse ka shumë gjëra që ju mund të bëni, edhe kritika ndaj opozitës padyshim, por ajo që nuk duhet të bëni si television dhe e bëni ditë për ditë është barazimi i qeverisë me opozitën, e dikujt që ka gjithë pushtetin dhe ka 5 vjet që batërdis shtetin me dikëqë ka 5 vjet që lufton keqqeverisjen.