Studentët protestues sapo janë mbledhur para Kryeministrisë sërish me parullën” Asnjë dialog”. Ata kërkojnë nga Rama zgjidhjen e me menjëhershme të kërkesave të tyre.
Ndërkohë që disa të rinj kanë goditur me vezë, godinën e qeverisë, prej së cilës ende nuk ka një reagim për plotësimin e 8 kërkesave të dorëzuara prej 15 ditësh.