Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka treguar arsyet e rikthimit të opozitës në Parlament.
Në Konferencën e Kryetarëve ai tha se opozita nuk është kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale por për studentët.
“Ne s’jemi kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale, por mbështesim kërkesat e studentëve. Zërin e tyre do të paraqesim atje,” është shprehur Spaho.
Ndërkohë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka përshëndetur rikthimin e opozitës në Kuvend dhe u kërkoi atyre të votojnë reformën zgjedhore.
Opozita vendosi sot të rikthehet në Kuvend duke thyer kështu bojkotin, pais që prej fillimit të këstij sesioni parlamentar nuk mori pjesë në asnjë seancë.
Këtë javë Kuvendi lajmëroi dy seanca plenare, një për mos dekretimin e presidentit Ilir Meta të buxhetit 2019 dhe seanca tjetër për vettingun e politikanëve propozuar nga Partia Demokratike.