Rama porosit makinën superluksoze 649 milionë lekë me paratë e shqiptarëve

Hënë, 16 Prill 2018 11:54

Një makinë e re superluksoze dhe përtej çdo imagjinate është porositur nga Rama me 9 Janar të këtij viti. Makina është porositur tek miku i tij Papuli dhe do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve 649 milionë lekë. Shuma e shpenzuar për blerjen e këtij automjeti kalon të gjitha caqet e një Kryeministri që abuzon hapur dhe vjedh shqiptarët për luksin e tij personal. Kjo është shenja më e qartë se ku shkojnë paratë që shqiptarët paguajnë me taksat e tyre.

Për blerjen e makinës së re, kryeministri akordoi 649 milionë lekë, për “Vitin e Skënderbeut!

Mos u çuditni, por kështu ka ndodhur. Qeveria shqiptare, me firmë dhe vulë të kryeministrit, ka bërë dy shpenzime financiare nga buxheti i shtetit, me vlerë totale 124 milionë lekë të reja. Shpenzimin e parë e ka bërë dhe e ka shpallur zyrtarisht, vetëm 2 ditë para Vitit të Ri, konkretisht në datën 29 dhjetor 2017, për blerjen e një autoveture të re luksoze, kryer nëpërmjet Gardës së Republikës, me vlerë totale 64.902.000 lekë të reja (me TVSH). Ndërsa shpenzimin e dytë, qeveria e ka miratuar në mbledhjen e datës 9 janar 2018 dhe e ka shpallur në datën 12 janar, lidhur me fondin finanaciar, që do të përdoret për aktivitetet e “Vitit të Skënderbeut”, vlera e të cilit është 60 milionë lekë të reja, ose 4.9 milionë lekë të reja më pak se vetura e re që është blerë nga kryeministri, 2 ditë para Vitit të Ri 2018, me të cilin do të udhëtoj gjatë “Vitit të Skënderbeut”. Më poshtë, po publikojmë përmbajtjen e këtyre vendimeve përkatëse dhe faksimilet shkresore zyrtare të tyre.

Ja vendimi për blerjen e veturës kryeministrore me vlerë 64.9 milionë lekë të reja (Buletini i Prokurimeve Publike” Nr. 52, datë 29.12. 2017)

GARDA E REPUBLIKËS (Njoftim blerje automjeti)

  1. 1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Garda e Republikës

Rruga“Elbasanit”(Pallati iBrigadave), TiranëNr. Tel/ Fax; 00355 4 2 375 152

  1. 2. Lloji I procedurës:“Proçedurë e hapur” (Prokuruar nga DPP)
  1. 3. Objekti i kontratës:“Blerje automjete për Gardën e Republikës”Loti i I: “Blerje Autoveturë për Gardën e Republikës”
  2. 4. Fondi limit: 59.278.513Lekë (pa TVSH)
  3. 5. Vlera totale përfundimtare e kontratës: 64.902.000 lekë (me TVSH)
  4. 6. Data e lidhjes së kontratës: 28.12.2017
  5. 7. Emri dhe adresa e kontraktori: Shoqëria:“CLASSIC” sh.p.k me NIPT J91909004J, Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 1, rruga dytësore godina nr.8, Kashar, Tiranë.

—————————————-

Ja VKM-ja, për miratimin e fondit 60 milionë lekë të reja shpenzime për “Vitin e Skënderbeut (Fletore Zyrtare Nr. 2, datë 12 janar 2018)

VENDIM Nr. 4, datë 09. 01. 2018

“PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. 1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, zëri “Shërbime qeveritare”, t’i shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për organizimin e eventeve, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.
  2. 2. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.
  3. 3. Ngarkohen Ministria e Financa-Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RD

Login to post comments