Berisha: Largimi i diplomatëve iranianë, vendim i drejtë por i vonuar!

E Enjte, 20 December 2018 09:15

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, për të dëbuar ambasadorin iranian dhe një diplomat tjetër.

Reagimi i Berishës:

Te dashur miq, nga mediat mesohet se qeveria ka vendosur te largoje ambasadorin dhe nje diplomat tjeter iranian. Ky vendim vjen pas nje veprimtarie te rrezikshme, komplotiste, te papajtueshme me statusin e tyre diplomatik ne drejtim te muxhahedinve iranian qe jetojne si azilant politik ne vendin tone dhe qe jane kundershtar te vendosur te rregjimit teokratik te ajetullahve.

Ne kete kontekst mund te thuhet se largimi i tyre eshte plotesisht i motivuar por dhe i vonuar. sb

Login to post comments