VIDEO/ Ruçi këtë herë është i sinqertë: E përjashtoi Byroja e Partisë

E Enjte, 20 December 2018 12:23

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ndërprerë sërish seancën, pasi deputeti i PD, Endri Hasa refuzoi të braktisë sallën, pasi u përjashtua për 10 ditë me vendim të Byrosë së Kuvendit.

Ndërsa i kërkoi kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho që të kontribuojë që deputeti i PD të lerë sallën, një lapsus në artikulim të Ruçit shkaktoi të qeshura në sallë, duke ngatërruar Byronë së partisë me atë të Kuvendit sot.

“Do ta jap fjalën sapo të largohet deputeti në zbatim të vendimit të byrosë së partisë, … të Kuvendit”, tha Ruçi, ndërsa ky moment ka shkaktuar të qeshura dhe ironi nga ana e opozitës.

Video

Login to post comments