Studenti vlonjat komenton përplasjen me Ramën

E Enjte, 20 December 2018 13:15

Ditën e djeshme u mbajt takimi i Ramës me studentët e Vlorës, të cilët patën replika shumë të forta ndaj kryeministrit. Një ndër ta ishte dhe studenti Ardi Bërdëllima, i cili pyeti Ramën për shtëpinë e tij në Surrel.

Bërdëllima ka folur sot për problematikat që has Universiteti  i Vlorës, ku gjithashtu nuk kursen edhe disa fjalë për kryeministrin. Ai tha se Rama gënjen shumë bukur dhe nuk do ta shohë se si është realiteti.

“Kemi plot problematika në këtë Universitet. Ne mund të flasim gjithë ditën për problemet, ne po na detyrojnë në të gjitha mënyrat që ti drejtohemi sistemit privat. Nuk më duket sikur u dëgjova nga Rama, nuk ia kemi parë hajrin atyre shifrave që tha ai. Kur kryeministri tha se konvikti i Vlorës është një nga më të mirët, aty e kupton që ai nuk e sheh realitetin. Një shi po të bjerë çatia e konviktit pikon. Ky është një nga kryeministrat që gënjen më bukur. Nuk e kuptova sesi më pyeti për tabletin që kisha, kërkonte që të ndihesha keq, të gjithë e dimë sesa kushton çanta e ministres”, tha studenti.

Më pas, Ardi Bërdëllima ka thënë se ky sistem po i merr frymën.

“Ky sistem po na merr frymën, mjafton që të shihni të afërmit e ministrave dhe të kryeministrit për të kuptuar luksin ku ata jetojnë. Partitë politike po gllabërojnë gjithçka në vendin tonë, jepen tendera dhe cilësia e rrugës duket brenda dy muajsh. Personalisht nuk jam anëtar në asnjë forcë politike, nuk mund të them se kjo është e gabuar”, theksoi Ardi Bërdëllima.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...