Fjorela Beleshi, studentja e Arkitekturës që telendisi sot kryeministrin Edi Rama në takimin e radhës me studentë, tregon më shumë detaje rreth bisedës që ajo pati me kryeministrin Rama. Më poshtë komunikimi i saj me gazetaren e Ora News dhe sms që ka këmbyer me Ramë.
Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH.Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.
E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.
Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.