Nuk është shtëpi, por një kompleks gjigant sarajesh. Bëhet fjalë për ‘banesën’ e kryeministrit, Edi Rama, në fshatin Surel në periferi të kryeqytetit.
Nëse bën një kërkim të shpejtë me programin më të ri të Google Earth zbulon, se në periferi të kryeqytetit shqiptarë gjendet një kompleks ndërtimesh që nga jashtë ngjasojnë si bunkerë, por çatinë e kanë të qelqtë.
Janë 4 ndërtesa të cilat sipas një përllogaritje të parë, shkojnë në 1000 metra katrorë ndërtim-banim. Këtu nuk llogaritet toka rrethuese e tyre, e cila është e denjë për një çifligar të madh.
Ky kompleks ka nisur që të ndërtohet dhe është përfunduar në kohë rekord, menjëherë pasi Edi Rama erdhi në pushtet në verën e vitit 2013.
Ai kurrë nuk ka folur për shtëpinë e tij ‘misterioze’, por 2 ditë më parë u detyrua nga një student në qytetin e Vlorës, që të jepte ‘llogari’.
Edhe në këtë herë të vetme që foli për këtë pasuri sheiku (Katër shtëpi ku jeton vetëm ai, bashkëshortja Linda dhe djali i vogël Zaho), Rama gënjeu duke thënë se e ka bërë gjithë këtë investim me paratë e punë në emigracion, por të cilat nuk i ka deklaruar kurrë.
Ai mohoi gjithashtu, se kishte deklaruar më herët një pasuri bankare prej 2000 euro, por ende nuk ka folur për këtë gënjeshtër pasi u publikuan deklarimet e tij në Inspektoratin e Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurisë. Syri