Vasili: Rama i fali paratë oligarkëve dhe ‘s’kishte’ para për studentët

Saturday, 22 December 2018 17:29

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se me miratimin e ndryshimeve në ligjin për ‘Tatimin mbi të ardhurat’ u krijoi lehtësira oligarkëve dhe bizneseve afër pushtetit.

Vasili deklaroi se institucionet duhet të reagojnë për të hetuar këtë ligj që u miratua me shkelje proceduriale dhe u fal taksat vetëm një grupi biznesmenësh.

Deklarata e plotë

Përshëndetje të gjithëve, pardje, në seancën e ditës së enjte, Parlamenti shqiptar ka konsumuar 1 nga vjedhjet kolektive më monstruoze të parave të shqiptarëve. Konkretisht, kryeministri Edi Rama së bashku me argatët e tjerë të oligarkëve, ulën tatimin mbi të ardhurat e tyre, pikërisht mbi dividentin, nga 15% në 8%. Pra,gjysmë përgjysmë. Përpara se të vazhdoj më tej në argumentet e rëndësishme dhe çfarë ndodhi në Parlament, po ju ftoj të nderuar qytetarë të ndiqte se çfarë ka thënë Edi Rama, konkretisht për veten e tij dhe gjoja raportin e tij me oligarkët.

Ky kryeministër pra që siç e ndoqët po shqyente gjoksin duke thënë se kush fiton më shumë , do paguajë më shumë dhe të cilëve ua kishte rritur tatimet deri në 15%, ua përgjysmon menjëherë për të ndarë së bashku këto para, të cilat grabiten nga financat publike shqiptare dhe nga xhepat e shqiptarëve. Pra, ndërkohë që shqiptarët, të tjerët janë të detyruar të paguajnë deri në lekun e fundit dhe me varfërinë  e tyre të skajshme, oligarkëve ky ua çon nga 15 në 8%. Shkatërrimi i moralit të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministër, ky kryeministër tashmë nuk mund të ketë një emër tjetër veçse kryeargati i oligarkëve, pasi argatët e tjerë, 74 të tjerët ndodheshin ën sallën e Parlamentit.

Sot, ka mbaruar përfundimisht së qeni kryeministri i shqiptarëve, pasi është thjesht dhe vetëm një kryemashtrues i tyre. Videoja e shpjegoi qartë. Por, ç’ndodhi në sallën e Parlamentit?

Kjo është shumë e rëndësishme që të dinë edhe qytetarët, edhe arsyen kryesore pse ne kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë Parlament, i cili është një parlament tashmë i përfshirë nga një banditizëm, i vërtetë politik dhe ku çdo procedurë e rregullt është shkelur dhe nëpërkëmbur dhe qeveriset nga kriminelët dhe oligarkët.

Lidhur me këtë ligj, ku ky kryeministër, ky kryeargat ua ulte oligarkëve nga 15% në 8%, këtë ligj Presidenti i Republikës e riktheu mbrapsht dhe bëri shumë mirë dhe me të drejtë. Bazuar mbi një shkak themelor pasi kjo ishte një vjedhje e drejtpërdrejt, por mbi të gjitha sepse shkelte haptazi kushtetutën, pasi këtij ligji i kishin dhënë fuqi para dhe pas vepruese, pra prapavepruese. Ndërkohë, që Kushtetua flet qartë, që çdo ligj ka karakter fiskal. Fuqinë e tij e merr në momentin që hyn në fuqi. Pra, oligarkëve gjithë hajdutërinë e palegalizuar tua legalizonin e së bashku në mënyrë bujare të ndanin 7%, çfarë do të thotë 7%?

Qindra milionë euro, të cilët ikin nga financat e shtetit kudo ku paguheshin atje, dhe me të cilat shumë kollaj mund të zgjidheshin problemet e studentëve të cilët janë me javë të tëra në rrugë dhe jetojnë në kushte mizerable, për kundrejt kësaj u sigurohet se si do mbushen xhepat e oligarkëve nga njëra anë dhe argatët e oligarkëve në qeveri.

Por ç’ndodhi në Parlament?

Presidenti i Republikës e ktheu me dekret këtë ligj, ky dekret i Presidentit arriti në orën 10 në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë të rrufeshme me urdhër të oligarkëve mblidhet komisioni i Ekonomisë në orës 7 të darkës dhe në dhunim të çdo lloji procedure në mënyrë të pashembullt si asnjëherë në Parlamentin shqiptar votohet në mënyrë tinzare ashtu si një grup diversantësh në orën 10 të darkës gjoja edhe relacioni edhe kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u protokolluan gjoja në 8 të darkës në 9 të darkës në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë.

Pra kemi të bëjmë me një falsifikim dhe një manipulim monstruoz të procedurave parlamentare dhe vetëm me këtë procedurë Parlamenti praktikisht dhe politikisht dhe juridikisht ka rënë. Përgjegjësitë janë madhore, janë penale duke filluar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deri tek nëpunësit që janë bërë pjesë e këtij manipulimi dhe e këtij falsifikimi të pashembullt në historinë e parlamentarizmit shqiptar pavarësisht se cilat kanë qenë mazhorancat të majta apo të djathta.

Pra Parlamenti ka krijuar një hajdutëri kolektive duke shkelur e duke dhunuar ligjet dhe rregullat vetëm e vetëm sepse urdhri i oligarkëve ishte e duam sonte, pikërisht sonte të miratohet në mënyrë që të kemi mundësi të ndajmë dhurata qindra milionëshe për Vit të Ri, ndërkohë që mijëra e mijëra shqiptarë e kanë të pamundur ta bëjnë e ta festojnë Vitin e Ri.

Për ta përmbledhur pra të nderuar qytetarë kemi një kryeministër mashtrues që bënë be se luftonte oligarkët dhe do ua përgjysmojë taksat, së dyti kemi një Parlament maskarenjsh, i cili dhunon procedurat, falsifikon dhe mashtron për të përfituar dhe përfundimisht kemi pra një mazhorancë të horrave dhe të kriminelëve të mbushur me para që mbush xhepat e veta ndërkohë që populli është në varfëri.

Ndaj edhe qëndrimi i palëkundur, i fortë, i rreptë pa asnjë hap mbrapa sot ndaj kësaj mazhorancës dhe detyra minimale që duhet të bëjë çdo shqiptar për veten e tij, për familjen e tij dhe për fëmijët e tij.

Ju faleminderit të gjithëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...